Fehmiu merr ‘Car Konstantinin’

Uliks Fehmiut, që është i biri i aktorit të njohur shqiptar, Bekim Fehmiu, çmimi ‘Car Kosntantin’ i është nderë për rolin e Sredoja Govorushës, në filmin “Rruga er Kryengritjes” (Ustaniçka ulica“).
Pas marrjes së çmimit, Uliks Fehmiu i ka deklaruar agjencisë Beta se nuk do të ishte zhgënjyer shumë edhe po të mos kishte marrë asnjë mirënjohje në këtë festival, meqenëse, siç tha, mirënjohjen më të madhe e ka marrë në Skenën Verore të Kalasë së Nishit, nga më shumë se 5000 shikuesit e tubuar aty, të cilët i kishin dhuruar një duartrokitje të gjatë.
Ndryshe, pas marrjes së çmimit ‘Car Kosntantin’, Uliks Fehmiu ka kujtuar se publiku i Nishit babanë e tij, Bekim Fehmiun, e kishte zgjedhur si artistin më të popullarizuar të Festivalit të parë të Takimeve Filmike, para plot 47 viteve.