Ban Ki-moon viziton Kosovën, më 24 korrik

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka kaluar nëpër një transformim të rëndësishëm dhe ka rol të rëndësishëm jo vetëm për Evropën por për gjithë botën, thotë Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Ban Ki Mun. Ai për RTS ka thënë se do të vizitojë Kosovën duke ka theksuar se vizita e tij në Kosovë do të jetë në përputhje me Rezolutën 1244 të KB-së.
"Kam për detyrë të takohem me shefin e UNMIK-ut Farid Zarifin dhe me pjesëtarë të misionit të KB-së e do të kem rast të takohem edhe me zyrtarë të Kosovës", ka thënë Ban Ki-moon.
Në pyetjen se cili është roli i UNMIK-ut, ai është përgjigjur se mandati i UNMIK-ut do t- jetë në përputhje me Rezolutën 1244 porse në periudhën kalimtare EULEX po merr rol më të madh ndërsa roli i UNMMIK-ut po zvogëlohet”.
"Megjithëkëtë UNMIK edhe më tej ka rol dhe mandat të rëndësishëm” ka thënë Ban dhe ka shtuar se për këtë arsye e viziton Kosovën.
Ban Ki-moon Kosovën do ta vizitojë më 24 korrik