E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 73 të vrarë nga sulmet vetëvrasëse

73 persona kanë vdekur dhe 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy shpërthimeve me bomba në një qëndër stërvitore, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Sulmet me bomba ndodhën në vendin Shabqadar, afër një baze ushtarake, në çastin kur rekrutët po përgatiteshin të largoheshin nga qendra.

Policia deklaroi se është konfirmuar vrasja e 73 personave ndërsa theksoi se sulmet ishin kryer nga dy kamikazë.

Talebanët e Pakistanit kanë deklaruar se sulmi është në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Osama bin Ladenit, në fillim të këtij muaji.

Shumica e viktimave të sulmit të sotëm ishin rekrutë të policisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›