E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Times": Katari bleu kupën e botës

Katari ka paguar drejtuesit e FIFA-s që të merrte organizmin e kupës së botës për vitin 2022. Kjo akuzë është bërë nga Lord Triesman, ish president i komitetit promotor për kandidaturën e Anglisë 2018.
 

Sipas “Times”, drejtuesve britanikë iu është bërë kërkesa për një shumë prej tre milionë paund. Edhe tetorin e shkuar, “Sunday Times” kishte bërë publike të tjera dyshime.

Sipas publikimeve të fundit, gjashtë funksionarëve të FIFA-s i janë ofruar më shumë se 1 milion dollarë në këmbim të votës së tyre pro kandidaturës së Katarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›