15 kamionë bllokohen në Qafë-Thanë
POGRADEC- 15 kamionë rezultojnë të bllokuar në pikën doganorë të Qafë-Thanës, që prej mbrëmjes së djeshme.
Shkak për bllokimin e tyre është bërë mosfunksionimi i komjuterëve në këtë pikë kalimi, çka bën të pamundur edhe kryerjen e procedurave të zhdoganimit për mallrat me të cilat janë ngarkuar kamionët.
Mësohet se problemet tek sistemi i kompjuterëve i kanë ndodhur palës maqedonase në kufi, e cila për shkak edhe të motit të keq nuk ka lejuar të kalojnë drejt Maqedonisë as mjetet e vogla.
Shkak për kthimin e tyre është bërë dëbora në aksin Qafë Thanë-Strugë. Sipas autoriteteve vendore atje është kërkuar të shmanget lëvizja në pikën kufitare deri ditën e nesërme.
(ma.ar/BalkanWeb)