E Diel, 1 Nëntor 2026

Liban, Topalli diskuton mundësinë e heqjes së vizave për pasaportat diplomatike

LIBAN- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi një vizitë zyrtare në Liban, ku u takua me kreun e Kuvendit të Libanit Nabih Berri.

Në takim, dy kryetarët e Parlamentëve folën për marrëdhënie më të afërta mes dy parlamenteve, por dhe për plotësimin e kuadrit ligjor përmes finalizimit të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Libanit, si për shmangien e taksimit të dyfishtë, për transportin ajror e detar, për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve, etj.

Në takim u diskutua edhe mundësia për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›