E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor nis shqyrtimin e raportit për shkarkimin e Spahiut

TIRANË- Komisioni parlamentar i ngritur për hetimin e veprimtarisë së zëvëndëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu nisi pasditen e së hënës mbledhjen ku pritet miratimit i raportit përfundimtar.

Raporti pritet të publikojë konkluzionet e hetimit dyjavor të komisionit, i cili është bojkotuar nga opozita, dhe më pas do t'i propozojë seancës plenare shkarkimin e Kreshnik Spahiut, ndonëse ky i fundit ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme të premten.

Kuvendi, me kërkesë të maxhorancës, miratoi pak javë më parë ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetonte veprimtarinë e zv/kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili sipas saj ishte përfshirë në mënyrë të paligjshme në aktivitet politike.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›