E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërpritet ndihma ajrore, shkak kushtet atmosferike

Tiranë- Ndihma ajrore për banorët e zonave të bllokuara është ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike.

Shkaku i pezullimit të fluturimeve ka qenë moti i keq, rreshjet e shiut dhe stuhitë. Sipas drejtuesve të Regjimentit të Helikopterëve puna do të rinisë sapo të përmirësohet moti, pasi stuhitë janë të forta dhe mund të shkaktojnë rrëzimin e helikopterit.

“Sot është e pamundur të fluturohet. Retë janë shumë të ulëta, megjithatë pilotët janë gati dhe në
rast se krijohet qoftë edhe një mundësi e vetme, ne do ta realizojmë misionin. Pilotët tanë kryen gati 8 misione, por kushtet e motit nuk po lejojnë që ne të ndërhyjmë. Ne kemi programuar të gjitha masat për të vepruar, për të ndihmuar menjeherë sapo të përmirësohen kushtet e motit”, thotë komandanti i Forcave Ajrore, Dhori Spirollari.

Pezullimi i ndihmave ajrore ka filluar që të shtunën, dhe nëse moti vazhdon i njëjtë atëherë ndërprerja do të vazhdojë deri ditën e mërkurë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ndotja- Fluturimi mbi Evropë, BE-ja takson të gjithë linjat ajrore Bruksel- Planet e Bashkimit Evropian për të taksuar ndotjen që...
  2. Kompanitë ajrore në Kinë, injorojnë taksën e BE-së Kinë- Kompanitë më të mëdha ajrore kineze nuk do të...
  3. Korçë- Vdes në aksident 28- vjeçari, shkak akulli në rrugë Korçë- Një 28- vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›