E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 klandestinet shqiptare bllokohen ne debore

Policia greke ka mundur t’u jape ndihmen 15 shtetasve shqiptare qe kishin disa ore te bllokuar ne debore ne zonen kufitare mes Shqiperise dhe Greqise.

Sipas autoriteteve, policia greke ka mundur te gjeje personat qe tentonin te kalonin kufirin ne menyre te paligjshme, disa minuta me pare ne zonen e Gredhemas, pasi ata kishin dhene alarmin tek policia greke.

Sipas autoriteteve, midis tyre kishte edhe gra dhe femije.

Lajmin per gjetjen e klandestineve, shumica e te cileve qytetare nga Shkodra, eshte konfirmuar edhe nga drejtori i policise kufitare te Korces, Eduart Caka.

“Klandestinet jane gjetur nga homologet tane greke. Jane tre gra, dy femije dhe pjesa tjeter meshkuj. Jane ne gjendje te mire shendetesore dhe gjenden ne rajonin e policise greke”, eshte shprehur Caka.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›