E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosjet, juristi amerikan: Mos fuqizoni ligjin

“Ligji mbi pastertine e figures se zyrtareve te larte” eshte i manget. Ne kete perfundim ka arritur juristi i njohur amerikan Roxher Sherard. Per sherbimet qe i ka bere Shqiperise qe nga viti 92, duke asistuar qeverite dhe sistemin ligjor shqiptar, presidenti Moisiu i ka dhene Sherardit medaljen “Per Merita te Vecanta Civile”.

Ai vazhdon te vizitoje Shqiperine dhe te pritet nga autoritetet me te larta. Pikerisht ky autoritet i drejtesise amerikane, ne nje leter publike thote qe ne krye te heres se Shqiperia duhet ta rishohe te ashtuquajturin “Ligj te Pastertise”, qe eshte miratuar nga Kuvendi i Shqiperise me 22 dhjetor 2008.

“Megjithese i bazuar ne qellime te mira, – vijon ne letren e tij juristi Sherard – nese lejohet te hyje ne fuqi, ky ligj do te vije ne kundershtim me shume dispozita te Kushtetutes se Shqiperise dhe do te krijoje pengesa serioze per funksionimin e mire te qeverise dhe te procesit zgjedhor”.

“Nese aprovohet, ky ligj do te krijoje ‘Autoritetin’ e pese veteve, te cilet shqyrtojne dhe kane fuqine per te hequr presidentin, ministrat, deputetet e Kuvendit, gjykatesit, prokuroret dhe shume e shume zyrtare te tjere te larte qeveritare. Pervec kesaj, ‘Autoriteti’ ka fuqine te skualifikoje persona nga e drejta per t’u zgjedhur nga populli. Duke u dhene kaq shume fuqi pese veteve, kjo do t’i hapte deren abuzimeve dhe manipulimit”, eshte shprehur Sherard.

Sipas juristit amerikan, ne nje republike kushtetuese, kushtetuta e shkruar garanton te drejtat dhe lirite e popullit. Sipas tij, Shqiperia ka nje Kushtetute te shkelqyer, qe ashtu sic eshte e shkruar, ofron mundesi per shqiptaret qe te gezojne vlerat e lirise.

Mirepo “Ligji mbi Pastertine” neperkemb ne menyre serioze procedurat kushtetuese per emerimin dhe perzgjedhjen e zyrtareve te larte qeveritare, duke perfshire edhe te drejten e popullit qe te zgjedhe perfaqesuesit e vet ne Kuvend.

“Duke krijuar kete ‘Autoritet’ te aprovuar edhe nga Kuvendi, ky ligj vendos nje proces qe skualifikon jo vetem kandidatet e ardhshem per nje funksion te caktuar duke u bazuar ne lidhjet e tyre apo aktivitetin e meparshem te tyre, por edhe deputetet e tanishem dhe ligji bie ndesh me nene specifike te Kushtetutes per sa i perket emerimit dhe heqjes se shume zyrtareve te larte”, shpjegon Sherard.

Ne analizen qe ben, juristi kalon me pas ne shembuj konkrete, duke cituar disa nene qe cenohen nese hyn ne fuqi ligji. Po ashtu, Roxher Sherard citon vete ligjin, ne nene te caktuara te tij.

“Neni 4 nuk e percakton qarte kufirin midis lustracionit, pra, qe zyrtare te larte komuniste, qe u duhet te largohen nga jeta publike, dhe nga ana tjeter, atyre individeve qe kane abuzuar me postin duke shkelur ligjin. Ne menyre te ngjashme, termat ‘bashkepunetor’, ‘procese politike’ dhe ‘denoncues’ nuk jane te percaktuara qarte dhe kjo le shteg per hakemarrje, raprezalje politike dhe krijon mundesine qe prova te pabesueshme do te merren parasysh nga ‘Autoriteti’”, thuhet ne letren e ekspertit amerikan.

Po ashtu, sipas opinionit te Roxher Sherard, fryma dhe toni i ligjit do te kene nje efekt presioni mbi lirine e fjales dhe lirine e organizimit.

Individet do te kene frike te perfshihen ne jeten dhe veprimtarine demokratike, te japin deshmi ne gjyq, apo edhe te flasin mbi ceshtjet politike, duke marre parasysh friken se veprimtari te tilla mund te quhen me vone te “jo te pasterta”.

Roxher Sherard e mbyll letren e tij me keto fjale: “Ne perfundim, kam mendimin se ky ligj do te vihet ne pikepyetje nga shume aleate te Shqiperise dhe mund te demtoje integrimin e saj euro-atlantik… Per kete arsye, une sugjeroj qe ‘Ligji mbi pastertine’ duhet te rimerret ne konsiderate”, thote ai.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›