E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës,vritet me breshëri kallashnikovi 28 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbazdites në qytetin e Durrësit. Shtetasi Denis Zani 28 vjeç është qëlluar me breshëri kallashnikovi duke vdekur në vend. Sipas informacioneve shtetasi Denis Zani ka qënë duke ecur në rrugën pranë stadiumit "Niko Dovani" kur është qëlluar nga një person në një makinë e cila është larguar me shpejtësi. Policia që ka arritur në vendngjarje shprehet se ende nuk ka arritur në një shkak të mundshëm për vrasjen por ka arritur të identifikojë autorin por identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur për arsye hetimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›