E Diel, 1 Nëntor 2026

15 mars 2008 - Deputetë dhe administrata e Kuvendit dhurojnë gjak në ndihmë të të plagosurve të shpërthimeve në Gërdec

Në një nga sallat e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, deputetë dhe punonjës të administratës, duke iu përgjigjur apelit të Kryetares Jozefina Topalli, dhuruan gjak për ti ardhur në ndihmë të plagosurve, nga shpërthimi i sotëm në depot e armatimit në Gërdec.

Apelit të bërë për dhurim gjaku, iu përgjigjën edhe shumë gazetarë të medias së shkruar dhe asaj elektronike.
 
Kryetarja e Kuvendit vizitoi në mesditë të plagosurit në Spitalin Ushtarak të Tiranës, dhe u takua dhe të afërmit e të lënduarve.

Zonja Topalli është në ndjekje të vazhdueshme të situatës në Gërdec.

Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit

Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›