E Diel, 1 Nëntor 2026

15 mijë euro për "viktimat" e Gërdecit

Fondacioni "Shoqëria" në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror, do të organizojë sot ceremoninë e shpërndarjes së miniprojekteve në fshatin Marqinet. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Social, Mihal Naço, do të drejtojë projektin e quajtur "Dorë më dorë", që synon përkrahjen e familjeve në nevojë, veçanërisht atyre me fëmijë jetimë, me qëllim zbutjen e varfërisë dhe rimëkëmbjes ekonomike, duke përfshirë në to dhe vetë përfituesit, për përmirësimin e gjendjes. Naço e vlerëson këtë projekt, zbatimi i të cilit u vijua pas nënshkrimit të protokollit të bashkëpunimit me SHSSH, si efikas dhe të domosdoshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë të familjeve të prekura nga tragjedia e Gërdecit. Sipas tij, në bazë të protokollit të bashkëpunimit me SHSSH, u përzgjodh një pjesë e përfituesve për përfitimin e 15 miniprojekteve për zhvillimin e zonës së Gërdecit, me vlerë monetare 15000 euro. Mësohet se sot do të shpërndahet një numër i konsiderueshëm gjedhësh dhe mekanikë bujqësore. Po ashtu në projekt është parashikuar që të mbështetet financiarisht një fermer i zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›