E Shtunë, 31 Tetor 2026

I penduari i masakrës së Cërrikut nuk lejohet të dëshmojë

Debate të ashpra dje në sallën e gjyqit për masakrën e Cërrikut. I penduari Bujar Buzani, një prej personave që ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të shkaktuar në Cërrik në vitin 1997 ku u dogjën të gjallë gardistët, nuk mundi të vazhdonte dëshminë. Në fillim të seancës gjyqësore, prokurori i çështjes, Anton Martini, e ka pyetur për disa detaje nga ngjarja makabre. Sapo ka filluar t‘u përgjigjet pyetjeve të akuzës dhe të tregoi se si arritën të armatoseshin dhe të qëllonin mbi gardistët, Buzani është ndërprerë nga avokati Sajmir Visha. Avokatët nuk kanë qenë dakord me vazhdimin e dëshmisë së Buzanit, duke u shprehur se ka qenë ndërhyrja e prokurorisë ajo që ka shkaktuar ndryshimin e deklarimeve. Sipas avokatëve, prokurori i çështjes ka mësuar të pandehurit të flasin duke u premtuar më pak vite në përfundim të gjyqit. Por menjëherë ka reaguar i penduari Bujar Buzani. Ai i tha avokatit se nuk ishte mësuar nga prokurori për të treguar rreth ngjarjes, por gjithçka e bënë për hir të së vërtetës dhe se zoti lart i ka dhënë një shtysë të mirë. Pas kësaj, avokati Sajmir Visha i tha gjykatës të bëjnë një analizë psikiatrike për të penduarin duke lënë më pas sallën. Pas Vishës janë larguar edhe të tjerë avokatë, duke mbyllur seancën dhe detyruar gjykatën ta shtyjë për një ditë tjetër. Mësohet se Buzani tha dje se ditën e 23 majit të vitit 1997 të gjithë kanë qenë të armatosur me granata, bomba dore, kallashnikovë, pushkë, madje edhe me antitank. Por ai nuk arriti të zbardhë momentin kur qëlluan mbi gjas

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›