E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti çon një thikë në burg

Një 17-vjeçar është përdorur për të futur një thikë në burgun e Fushë-Krujës. Ndaj të riut ka filluar një procedim penal, por ai po ndiqet në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur. K.Gj. nga fshati Mazrek i Shkodrës është diktuar se kishte në çantën e ushqimeve dhe mjetin e mprehtë, që mund të shërbejë si armë e ftohtë. I riu ka thënë se thika ka qenë aty pa dijeninë e tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›