Zhduket nëna, braktis tre fëmijët
Një 29-vjeçare nga qyteti i Elbasanit braktis bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Ngjarja ka ndodhur në fundjavë në lagjen "28 Nëntori", por vetëm dje bashkëshorti i saj, Kujtim Zero, ka denoncuar në polici humbjen e gruas. Sipas policisë, Olgerta Zero, nënë e tre fëmijëve është larguar nga shtëpia më datë 8 shkurt pa treguar drejtimin se ku mund të ikte.