E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 milionë veta marshojnë në Bankok

Mbështetësit e Këmishave të Kuqe, që i takojnë ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, të cilët ishin rreth 15 milionë, kanë lëvizur në kryeqytet me pankartat “Ne e duam Bangkokun” dhe u kanë bërë thirrje simpatizuesve të tyre që t’u bashkohen për të kërkuar zgjedhje të reja.

Ata kanë valëvitur flamujt e tyre dhe pankartat, e kanë ecur nëpër rrugë për rreth 46 km. Atyre iu janë bashkuar motoçiklistë, taksistë dhe kamionistë, të cilët i kanë shtëpitë nëpër qytet.

“Ne dëshirojmë që banorët e Bangkokut ta rrëzojnë këtë qeveri aristokratike”, tha njëri nga liderët e Kamishave të Kuqe.

Protesta njëjavore shpërtheu me 150 mijë njerëz të dielën e kaluar dhe konsiderohet njëra nga protestat më paqësore të këtij vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›