Loja për Ionescon dhe Grotowskin

Numri i ri i revistës për teatër “Loja” shënon përvjetorët e dy personaliteteve të fushave të dramaturgjisë dhe regjisë, në njërën anë 100 vjetorin e lindjes së dramaturgut francez Eugene Ionesco dhe, nga ana tjetër, 10 vjetorin e vdekjes së regjisorit polak Jerzy Grotowski.
Shkrimeve të shumta në këtë numër, të cilat janë ndarë në dymbëdhjetë rubrika, u paraprin editoriali me titullin “Ionesco dhe Grotowski”, i shkruar nga kryeredaktori Bekim Lumi, në të cilin ai, pasi vlerëson rolin e jashtëzakonshëm të këtyre dy personaliteteve të shquara artistike në zhvillimet e përbotshme teatrore në gjysmën e dytë të shekullit 20, shkruan se, jo rastësisht, ky numër i revistës “Loja”, në një format bukur të gjerë dhe tejet ekspresiv, ia jep lexuesit të vet portretet krijuese të këtyre dy burrave të mëdhenj të teatrit, kumti artistik i të cilëve mund të na shërbejë dhe frymëzojë për ndryshimin e diskursit krijues në teatrin tonë dhe për aventura çmendurisht të guximshme artistike.
Më tutje, ky numër i revistës “Loja”, në kuadër të rubrikës “Ionesco 100”, nën titullin “Në kërkim të Ionesco-s”, i sjell lexuesit një analizë të gjithanshme me karakter eseistik mbi Ionesco-n në autorësi të Emmanuel Jacquart-it, për të vazhduar më tutje me një cikël intervistash të Eugene Ionesco-s, të cilat, nën titullin “Thyerjet e heshtjes”, janë realizuar nga Andre Coutin. Pjesë e kësaj rubrike është edhe “Testamenti i Ionesco-s”, si dhe shkrimi “Ionesco ndër shqiptarë” i shkrimtarit dhe përkthyesit Eqrem Basha, në të cilin, përmes të dhënave konkrete, përvijohet krejt procesi i depërtimit të veprës së Ionesco-s në botën shqiptare përmes përkthimit dhe inskenimit të saj në Kosovë dhe në Shqipëri.
Rubrika “Teatri i Grotowski-t” nis me një shënim përcjellës mbi “Vitin e Grotowski-t”, përkatësisht rreth shënimit të këtij viti përmes festivaleve, konferencave dhe ngjarjeve me karakter ndërkombëtar nëpër vendet e ndryshme të botës, për të vazhduar me një shkrim të vetë Grotowski-t nën titullin “Drejt një teatri të varfër” dhe me një seri shkrimesh të Peter Brook-ut mbi Grotowski-n dhe artin e tij. Kjo rubrikë përmbyllet me një dialog të Peter Brook-ut dhe Jerzy Grotowski-t rreth teatrit.
Në kuadër të rubrikës “Teatri i Dionisit”, nën titullin “Po hyn Dionisi”, ka zënë vend një kaptinë e historisë së teatrit “All the world’s a stage” nga autori Ronald Harwoord, ndërkohë që rubrika “Teatri në margjinë” vjen me shkrimin “Teatri personal” të Sue Ellen Case.
Protagoniste e rubrikës “Portrait & Memory” është primadona dhe ikona e skenës teatrore kombëtare, aktorja Katarina Josipi, 40 vjetori i vdekjes së të cilës, në këtë numër të revistës “Loja”, shënohet me tri shkrime të ndryshme: “Zonja e madhe e teatrit” nga Arian Krasniqi, “Kati në skenë” nga Vehap Shita dhe “Katarina Josipi” nga Ramiz Kelmendi.
Rubrika “In Memoriam” shënon vdekjen e regjisorit dhe dramaturgut brazilian të përmasave botërore, Augusto Boal, ndërkaq rubrika “Manifest teatror” sjell Deklaratën e principeve të Organizatës Ndërkombëtare të Teatrit të të Shtypurve, me të cilën identifikohet një pjesë e madhe e artit të këtij regjisori.
Në kuadër të rubrikës “Dita Botërore e Teatrit” vjen Mesazhi i Ditës Botërore të Teatrit për vitin 2009, autor i të cilit është regjisori Augusto Boal, si dhe shkrimi me karakter informativ “Dita Botërore e Teatrit shënohet me ndarjen e çmimeve”.
Një vend të veçantë në këtë numër të “Lojës” zë rubrika “Intervista”, protagonist i të cilës është kritiku i teatrit, Vehap Shita, përderisa rubrika “Botimet”, përmes shkrimit të Arian Krasniqit “Studimi dhe sistemimi i shenjave të dramaturgjisë kombëtare”, ka në fokus librin e Dr. Besim Rexhajt “Drama shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore 1948-2008 - Poetika, tipologjia, periodizimi”.
Ky numër i “Lojës” përmbyllet me rubrikën “Drama”, në kuadër të të cilës, në përkthim të Mehmet Xhelilit, botohet drama “Mësimi” e dramaturgut francez Eugene Ionesco. Kësaj drame i paraprin një shkrim përcjellës mbi historinë e krijimit dhe inskenimit të dramës “Mësimi”.
Të gjitha shkrimet, origjinale ose të përkthyera, shoqërohen nga fotografi të shumta, si dhe, në pjesën më të madhe, nga biografitë përkatëse të autorëve të tyre. Shkrimet e huazuara nga librat, revistat apo botimet e ndryshme në gjuhë të huaja janë përkthyer nga: Besim Rexhaj, Blertë Ismajli, Doruntina Basha, Mehmet Xhelili dhe Vehap Shita.
Dizajni grafik dhe faqosja e revistës janë bërë nga dizajneri Agon Çeta. Botimi i revistës “Loja” është mbështetur materialisht nga: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Ambasada Franceze në Kosovë, përkatësisht nga Shërbimi për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore i kësaj ambasade, Studio 2B, Qendra “Multimedia” dhe “Lesna”.
Promovimi i revistës për teatër “Loja” do të bëhet sot (e shtunë), në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në kuadër të shënimit të Ditëve të Frankofonisë në Kosovë.