Vota “historike” për shëndetësi

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, e ka përshkruar votën e Kongresit për shëndetësi, gjatë së shtunës, si një moment “historik” pas një shekulli përpjekjeje për këtë.
Duke folur në Virgjinia, ai ka mohuar kritikat për projektligjin nga republikanët dhe disa demokratë. Duke iu drejtuar ligjbërësve dhe qytetarëve për të përkrahur ligjin, ai tha: “Është koha për t’i bërë reformat tani”.
Demokratët ende janë duke punuar për të siguruar votat e mjaftueshme në Dhomën e Përfaqësuesve për të kaluar versioni i projektligjit në Senat.
Sipas gazetarëve në Virginia, fjalimi i Obamës ka qenë i zjarrtë, por Partia Demokratike duket se është paksa e mundur, ku nuk shihet një dëshirë e tyre e vërtetë për të motivuar njerëzit.
Debat i vështirë
Reformat kanë qenë një prioritet i Qeverisë Obama për të krijuar siguri shëndetësore për 30 milionë amerikanë, të cilët nuk e kanë pasur atë.
Duke e quajtur betejën e krijimit të projektligjit si të “çrregullt”, “të frustruar” dhe të “tmerrshme”, Obama ka thënë se propozimi final ishte kulmi i një “debati të ashpër” gjatë një viti.
“Çdo argument është dhënë”, u tha ai studentëve në Universitetin e George Mason. “Ne kemi inkorporuar të gjitha idetë me të mira nga demokratët dhe republikanët duke dhënë një propozim final”.
Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati kanë adaptuar versione të ndryshme të projektligjit në nëntor dhe dhjetor.
Procedura e zakonshme do të jetë dy versione të projektligjit, që do të kombinohen në një projektligj të vetëm të cilin mandej ta nënshkruajë si ligj presidenti Obama. Por, pasi demokratët humbën 60 ulëse në Senat, duhet që shumica t’i mund demokratët e frustruar. Liderët demokratë kanë vendosur për të përdorur procedura kontraverse që të sigurojnë kalimin e ligjit.
Nën këtë plan, Dhoma do të votojë një paketë mbi pajtimin dhe amandamentimin e projektligjit nga Senati.
Të drejtat e projektligjit
Obama ka hedhur poshtë ankesat e republikanëve që projektligji është shumë i shtrenjtë dhe ka thënë se amerikanëve duhet t’u thuhet se “kjo gjë është e pakuptimtë”.
Reforma, tha ai, “e zbut deficitin tonë më shumë se një trilion dollarë për dy dekada. Jo vetëm kaq. Ne nuk do t’ia dilnim nëse nuk e miratojmë këtë”.
Sipas Zyrës Buxhetor të Kongresit, versioni final për shëndetësi nga demokratët parashikon uljen e deficitit në nivel federal në 138 miliardë dollarë për 10 vjet.
Deputetë të pavarur kanë thënë se ligji i propozuar do të kushtojë rreth 940 miliardë dollarë shtetit amerikan për një dekadë.
Presidenti po ashtu ka goditur kompanitë e sigurimeve, lobistët e të cilave, thotë ai, janë duke u sjellë vërdallë nëpër korridoret e Washington’it për ta ndalur kalimin e ligjit.
“Ne do të ndalim këto shprehi të këqija për kompanitë e sigurimeve. Këtë pasion që po e shkatërron projektligjin me steriotipe”, i tha ai turmës së madhe të njerëzve.
Reformat do të rritin mbulimin e sigurimeve nëpërmes taksave edhe për klasën e mesme dhe zgjerimin e programit për ndihma mjekësore edhe për të varfrit.
Nëse ai aprovohet, do të prezantohet si ndryshimi më i madh i sistemit shëndetësor në SHBA qëkurse u bë ndërrimi për kujdes mjekësor, një skemë kjo qeveritare ku amerikanët pensionoheshin në moshën 65-vjeçare.