Gyl fiton çmimin “Chatham House”

Qendra Britanike për Studime Strategjike ka shpallur presidentin turk, Abdullah Gyl, fitues të çmimit “Chatham House” për vitin 2010, për kontributin në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
"Presidenti Gyl njihet si një personazh i rëndësishëm për pajtimin dhe maturinë në Turqi dhe jashtë vendit, dhe si një forcë lëvizëse e shumë nismave pozitive të marra vitet e fundit nga Turqia", shpjegoi Qendra në një komunikatë.
Gyl është përpjekur për forcimin e lidhjeve të Turqisë me fuqi të tjera rajonale, ka shërbyer si ndërmjetës mes grupeve të ndryshme irakiane, pakistaneze dhe afgane në vitin 2009, është përpjekur për ribashkimin e Qipros dhe për ripajtimin mes Turqisë dhe Armenisë, thekson Qendra.
Ky çmim i rëndësishëm jepet çdo vit nga Chatham House (Instituti Mbretëror për Çështje Ndërkombëtare) një personaliteti që ka luajtur rol të planit të parë në arenën ndërkombëtare dhe që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare gjatë viteve.