E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 të vdekur pas shpërthimit të një kamioni të NATO-s

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 17:30

Në veriperëndim të Pakistanit, së paku 15 persona raportohet se janë vrarë në një zjarr që përfshiu një kamion, i cili transportonte naftë për forcat e NATO-s në Afganistan.

Zyrtarët thanë thënë se kamioni është goditur nga një bombë e dyshuar, ndërsa viktimat u shkaktuan pasi fshatarët u afruan te kamioni për të marrë naftë dhe duket se ka ndodhur edhe një shpërthim të dytë.

Incidenti ndodhi në afërsi të Landikotalit, në një rajon fisnor të Pakistanit.

Në një zhvillim tjetër, në të njëjtin rajon, së paku 14 furnizues të tjerë të NATO-s, raportohet se janë goditur nga një sulm me bombë. Nuk raportohet për viktima si rezultat i këtij sulmi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›