E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq: Millosheviqi e ka mbrojtur Kushtetutën

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 18:27

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Serbia nuk duhet të pres më që problemin e Kosovës ta zgjidhë vetëm bashkësia ndërkombëtare.

Madje, ai e ka mbrojtur edhe diktatorin serb, i cili vdiq në Hagë, nga partitë që e cilësojnë kriminel lufte, pasi sipas tij, Millosheviqi e ka mbrojtur Kosovën dhe Kushtetutën e vendit të tij.

“Komuniteti ndërkombëtar ka ngecur në të gjitha ndodhitë që bëhen prapa shpinës së Serbisë, ata nuk hezituan edhe ta njohin pavarësinë e Kosovës, në kundërshtim me Rezolutën 1244, të cilat ata vetë e nënshkruan", tha Daçiq.

Serbia, sipas deklaratës së Daçiqit, duhet t’ia bëjë me dije bashkësisë ndërkombëtare se ku janë kufijtë deri të cilët duhet të shkohet për të dhënë llogari për serbët që jetojnë në Kosovë.

Ai tha se “nuk i ka ftuar serbët që të emigrojnë”, po beson se duhet të gjendet zgjidhja më e mirë për ta dhe sigurinë e tyre.

“Liderët e partive të tjera thonë, në Kushtetutë shkruan se ‘Kosova është Serbi’. Për çfarë arsye atëherë e akuzojnë Millosheviqin se ka qenë kriminel lufte, kur ai e ka mbrojtur Kosovën, për çfarë arsye e kanë dërguar atë në Hagë, kur ai e ka mbrojtur Kushtetutën e vendit të tij”, ka thënë Daçiq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›