E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 vjet YouTube

Videot e thjeshta, që kanë ndryshuar TV-në Miliarda filmime në muaj dhe shumë fotografi shokuese

Para pesë vitesh, “YouTube” filloi ngadalë dhe pa u ndjerë revolucionin e tij. Më 23 prill të vitit 2005 u postua videoja e parë, provë kjo e një projekti që tre djem, Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim e kishin provuar vetëm një muaj më parë. Djemtë ishin njohur me njëri-tjetrin ndërsa po punonin për “PayPal”. Të tre ishin studentë dhe kishin vetëm dy muaj që mendonin të zgjidhnin një problem, i cili i shqetësonte si ata, ashtu edhe studentët e tjerë, për të ndarë me njëri-tjetrin të gjitha videot përmes internetit. Edhe financuesit e “Sequoia Capital” menduan që kjo ishte një ide e mirë dhe në nëntor të po atij viti vendosën të financonin 11 milionë dollarë për mendimin e tre djemve. Ky ishte një financim tepër i majmë. Prej më pak se një viti, “YouTube” kishte 65000 video të reja dhe 100 milionë video të para çdo ditë. Asgjë në krahasim me 13 miliardë videot e para gjatë muajit janar, shifra që e kanë vlerësuar “YouTube”-in si sajtin e tretë më të vizituar në botë, pas “Google”-it dhe “Facebook”-ut. Sot “Google”-i është “pronarja” e “YouTube”-it. Kompania e Sergey Brin dhe Larry Page ka bërë menjëherë marrëveshje dhe e bleu sajtin në tetor të vitit 2006, për një miliard e 650 milionë dollarë. Investimi këtë vit duhet të jetë pozitiv, duke qenë se 2010-a nuk duhet të mbyllet me borxhe dhe llogaritë e zbrazura.

“YouTube”-i e ka ndryshuar marrëdhënien tonë me televizorin, madje shumë vetë mendojnë se falë tij televizori ka përparuar edhe më shumë: është bërë arkivi më i madh i fotografive të historisë, madje ka si qëllim të bëhet edhe më i madh. Mes miliarda videoklipeve të “YouTube”-it ka gjithçka, fotografi familjare, shkollore, suvenire udhëtimi, koncerte “të vjedhura” me celularë, parodi dhe karaoke, jeta e vërtetë që zhvillohet në ekranin e internetit pa u filtruar, por edhe “street journalism”, fotografitë “e drejtpërdrejta” të ngjarjeve që njerëzit janë dëshmitarë, pastaj videoklipet, filmat, pjesë të televizionit të djeshëm dhe të sotëm, kronikat e zeza dhe copëza humori. Nuk është një hierarki, gjithçka është e njëjtë dhe mund të shihet “on demand”, si dhe kur dëshiron, pa orar programi.
“YouTube”-i do të inaugurojë epokën e re të lindur nga përdoruesit, me të gjitha cilësitë dhe defektet e rastit, siç janë videot e dhunshme, apo ato ofenduese, që përfundojnë në nderim të kronikave dhe shkaktojnë reagime të ashpra, por edhe ato që i kanë nxitur të rinjtë iranianë ta përdorin këtë shërbim për t’i transmetuar botës imazhet e rebelimit të tyre, apo kinezët e rinj që ia mbathin nga vendi për t’i shpëtuar censurës. Megjithatë, zhvillimi drejt “televizionit global” është një hap larg: “YouTube”-i po krijon yje të reja (ai i Susan Boyle ishte një rast ekzemplar) dhe sot në Shtetet e Bashkuara ofron filma të tërë, seriale televizive, spektakle, si ato që shfaqen në kinema, ashtu edhe në rrjetet e mëdha. Por përveç këtyre avantazheve, ka edhe çështje prej miliarda eurosh të hapura (me “Viacom” në SHBA, me “Mediaset” në Itali), për probleme që lidhen me të drejtat e transmetimeve televizive.

Gjithsesi, ende nuk është thënë gjithçka: pesë vjet në botën e re dixhitale është një kohë shumë e shkurtër dhe kjo do të thotë që jemi vetëm në fillim të ndryshimit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›