E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk mendoj se do ia dal për të mërkurën

Shnajder

“Nuk mendoj se do të mund t’ia dal për të mërkurën”, këto kanë qenë fjalët e një Uesli Shnajder më shumë se pesimist në momentin e daljes nga “San Siro”. Holandezi ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e majtë. Në mbrëmjen e së hënës i është nënshtruar një kontrolli të specializuar, nga ku do të mësohet më tepër dhe përgjigjja duket se nuk do të jetë shumë pozitive. është krijuar përshtypja se situata nuk është nga më të thjeshtat. Por duke llogaritur edhe kohën e mjaftueshme që duhet për rikuperime të tilla, nuk përjashtohet që lojtari të jetë i gatshëm “in extremis”. Objektivi i Interit është të shikojë Shnajderin në fushë nga minuta e parë. Duke evituar një disfatë të dytë, siç ndodhi në ndeshjen e kthimit në grup, ku nuk luajti holandezi dhe Interi humbi 2-0. Një rezultat që Murinjo nuk mund t’ia lejojë vetes.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›