15 vjet burg për vrasjen e gruas shtatzënë
Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 18:12
Një panel i gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë i shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 15 vjetëve Daut Rexhepit për vrasje të rëndë dhe posedim/përdorim të paautorizuar të armëve.
Më 26 nëntor 2007, Daut Rexhepi e qëlloi për vdekje Elfete Haziri-Beqiri. Rexhepi e kishte ditur se ajo ishte shtatzënë.
Vendimi ishte bazuar në marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë e cila ishte nënshkruar nga palët më 6 qershor dhe ishte pranuar nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë javën e kaluar, më 7 qershor. Meqenëse dënimi i shqiptuar nga gjykata nuk e kalon kohëzgjatjen e burgimit prej 13 – 15 vjet sipas propozimit në marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, andaj kundër këtij vendimi nuk mund të ushtrohet ankesa.