Dy kandidatë për drejtues të FMN-së

Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 17:30
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se dy kandidatë janë kualifikuar për zgjedhjen e shefit të ardhshëm të këtij institucioni financiar.
Këta janë ministrja e Financave e Francës, Christine Lagarde dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Meksikës, Augustin Carstens.
Pritet që Bordi i FMN-së, deri më 30 qershor, do ta zgjedhë shefin e ri, pas dorëheqjes së shefit të mëparshëm, Dominique Strauss Kahn nga Franca, i cili ishte arrestuar për shkak të akuzave për sulm seksual ndaj një punëtoreje të një hoteli në New York.