15 vjetori i vdekjes se Lady Dianes
Ishte nata e 31 gushtit të vitit 1997, pikërisht 15 vjet më parë. Nën urën Del’Alma, në Paris, në një nga tunelet përgjatë Sienës, përfundonte kundër një shtylle betoni përralla e trishtuar e Ledi Di, princesha e popullit. Diana Spenser humbi jetën në një aksident automobilistik, ku ishin viktima dhe partneri i saj, miliarderi Dodi al-Fajed dhe shoferi i automjetit tip Mercedes, Hénri Paul, shefi i sigurisë në Hotelin Ritz, që është në pronësi të familjes al-Fajed. Pas 15 vjetësh që nga ajo natë tragjike në Francë, gjithësesi, britanikët nuk e kanë harruar princeshën e trishtuar, jashtë kornizave dhe pranë deri në fund të njerëzve të zakonshëm, më lehtësisht se njerzërve të kurorës. Populli britanik ndihej më pranë Ledi Dianës më shumë se sa ndjen pranë Mbretëreshën Elizabetë, Dukën e Edinburgut apo princeshën Margaret, shprehen njerëzit. Kjo është një nga arsyet që ajo quhej edhe princesha e popullit. Sipas britanikëve Ledi Diana ka ndryshuar imazhin e familjes mbretërore gjatë viteve, pak a shumë të njëjtën rrugë po ndjek dhe Kejt Midëllton, bashkëshortja e Princit Uiliam, djalit të madh ët Dianës. Djemtë e Dianës dhe të princit Karl, Herri dhe Uilliam me bashkëshorten e tij, kanë marrë vendin e nënës së tyre në zemrat e britanikëve, por nuk e kanë fshirë kujtimin e saj. Cdo ditë me qindra persona kryejnë homazhet e tyre në memorialin e Ledi Dianës në Hajd Park. Kohët e fundit pritet të dalë në ekranin kinemave dhe një film për jetën e saj, dhe do të interpretohet nga Naomi Uats. Me pak fjalë, përralla e princeshës së trishtuar vazhdon ende.