E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Shkoder arrestohet nje nga autoret

Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë njërin nga autorët e vrasjes pranë spitalit, ku mbeti i vrarë 46 vjeçari Frederik Marku (Brunga) dhe u plagos i biri i tij 22 vjeç Jurgen Marku(Brunga). Leonard Nika 25 vjeç u prangos brenda në qytet, dhe akuzohet si bashkautor në vrasje. Njëkohesisht policia ka zbardhur edhe shkaqet e ngjarjes, ku dyshohet të ketë qenë një konflikt mes 22 vjeçarit dhe disa të rinjve në fshatin turistik të Thethit në një nga lokalet e zonës.

Pas këtij konflikti policia ka bërë shoqërimin e personave dhe mësohet se të dy palët janë lënë në gjëndje të lirë për t’u hetuar nga prokuroria e Shkodres, shkak për këtë ka qenë pasi konflikti ka qenë fizik dhe jo me armë. Disa orë më vonë dy të rinjë të hipur në një motorcikletë, njeri prej tyre Leonard Nika, pasi kanë parë mirë lëvizjet e fuoristradës që drejtohej nga 46 vjecari Frederik Marku (Brunga) i janë afruar nga prapa dhe kanë nisur të shiten në drejtim të tyre me anë të një pistolete dhe më pas edhe dy të shtëna me një armë gjahu. Dy të rinjtë, të cilët nuk mbanin maska janë larguar menjëherë nëpër rrugicat e lagjes.

Frederik Marku së bashku me familjen e tij që disa vite jetojnë në Tiranë ndërsa në fshatin Theth ka ndërtuar një bujtinë për turistët, ai njihej si person konfliktual dhe në disa raste ka qenë i arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale. Mësohet se të rinjte të cilët janë edhe të dyshuarit kryesor të vrasjes të kenë qenë për pushime në Theth kur edhe ka nisur konflikti, cka ka cuar edhe ndërhyrjen e 46 vjecarit dhe për pasoj edhe zënien e pritës dhe egzekutimin e tij. Gjëndja shëndetsore e 22 vjecarit mësohet se është e përmirësuar por sërish mbetet e rëndë, ai ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›