E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abraham mes Kroacisë dhe Bundesligës

Mbrojtësi nigerian i Ti
ranës, Abraham Alechenu,
vazhdon të mbetet në
merkato. E ardhmja e tij nuk
është vendosur ende, për
shkak se në drejtim të tij nuk
kanë munguar ofertat. Këtë
e ka konfirmuar edhe vetë
menaxheri i tij, Gëzim
Mançe. Gjatë javëve të fundit
ka pasur disa oferta nga
klube të huaja, ndër të cilat
ka spikatur ajo nga Hajduku
i Splitit dhe ajo e ardhur nga
Bundesliga, por që menaxheri
Mançe është rezervuar
ta bëjë të ditur emrin e klubit.
Sidoqoftë, është intensifikuar
veprimtaria e palëve
për të arritur një akord dhe
çështja mund të zgjidhet
brenda këtyre dy ditëve.
Kroatët e Hajdukut të Splitit
duket se janë më pranë mesfushorit
bardheblu, i cili në
sezonet e luajtura në Shqipëri,
ka demonstruar se
është një futbollist cilësor.
Një paraqitje të mirë, e cila e
evidentoi edhe më shumë,
ishte ajo në takimin miqësor
të fituar 2-1 ndaj Milanit të
Ronaldinjos, ku nigeriani ishte
ndër më të mirët në fushë.
Abraham për momentin
vazhdon stërvitjen me
skuadrën bardheblu në
Antalia të Turqisë. Nëse nuk
pranohet oferta nga jashtë,
atëherë ai do të mbetet i Tiranës
deri në qershor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›