E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, e ardhmja shumë pranë Lacios

Klubi i ardhshëm i Erjon
Bogdanit mund të jetë
Lacio. Lajmi u bë i ditur nga
mediat italiane, sipas të
cilave, shtatlarti i Kombëtares
sonë mund të
përdoret si kundër-këmbim
në një tratativë të nisur mes
dy klube para pak ditësh.
Edhe pse një nga të përditshmet
sportive shqiptare e
ka dhënë për të sigurt kalimin
e tij te skuadra e
kryeqytetit italian, duke u
bazuar në një burim të besueshëm
pranë vetë lojtari,
dje ka munguar zyrtarizimi i
këtij lajmi. Megjithatë, sipas
shtypit italian, tratativat
për këtë lëvizje në merkato
vazhdojmë midis Lacios dhe
Kievos. Në fakt, janë futbollistët
Makinaua dhe Simone
Inzagi, ata që dëshirojnë të
lënë klubin bardhekaltër
për shkak të mungesës së
hapësirës për sa i përket aktivizimit
të tyre. Destinacioni
i mundshëm i tyre do të
jetë Kievo. Por skuadra aktuale
e shqiptarit nuk ka aq
shumë para në dispozicion
sa të paguajë për të dy futbollistët,
prandaj ka menduar
të hedhë idenë e
kundër-këmbimit me
Bogdanin. Mësohet se kjo
ide ka gjetur edhe mbështetjen
e shqiptarit Igli Tare,
menaxherit të skuadrës së
Lacios, por trajneri Rosi nuk
është ende shumë i bindur.
Orët në vazhdim mund të
rezultojnë deçizive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›