E Shtunë, 31 Tetor 2026

1500 mbështetës në "Ferenc Pushkash"

Afro 1500 mbështetës shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar nga të gjitha vendet e Evropës (shoqërimi i tyre është bërë nën masa të rrepta sigurie) ishin të pranishëm në stadiumin "Ferenc Pushkash". Pavarësisht problemeve të krijuara në ambasadën hungareze në Tiranë, ku një numër i madh tifozësh nuk u pajisën me viza, apo edhe çmimeve më të larta të biletave për shqiptarët, përfaqësueses kuqezi nuk i mungoi mbështetja. Atmosfera festive ishte e dukshme dhe përveç brohoritjeve pa pushim, ata binin lehtësisht në sy edhe për dekorin e përgatitur. Prania e tyre është përshëndetur edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Për "SuperSport" ai tha: "Ne që jemi këtu e kuptojmë sa emocionuese është mbështetja që tifozët i bëjnë skuadrës. Edhe pse janë dukshëm më të pakët në numër se hungarezët, ata kanë bërë që diferenca të mos ndihet. Madje, janë më të ‘zhurmshmit‘ në këtë stadium gjigant".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›