Dallku i pezulluar, frikë për Lorik Canën
Përveç humbjes në fushën e Hungarisë, Shqipëria përballet me të tjera probleme në prag të sfidës me Portugalinë. Për ndeshjen e së mërkurës kundër skuadrës së drejtuar nga Karlos Kueiroz, trajneri Ari Han do të ketë shumë pikëpyetje për të zgjidhur. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Dallku, është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në stadiumin "Ferenc Pushkash" dhe do të jetë i pezulluar për takimin e radhës në këto eliminatore. Një karton i dhënë nga gjyqtari zviceran Klaudio Kirçeta për faull teknik në mesfushë, e që është kontestuar fuqishëm nga 25-vjeçari, i cili ishte i vetëdijshëm se ky ndëshkim do ta privonte nga sfida me yjet portugezë. Problem tjetër në radhët e kuqezinjve janë dëmtimet e pësuara në Hungari. Më problematiku duket se është ai i mesfushorit Lorik Cana, për të cilin janë hedhur menjëherë dyshime se rrezikon të mos luajë në mesjavën e ardhshme. Në sfidën e djeshme është dëmtuar edhe Jahmir Hyka, i cili u fut në lojë dhe u zëvendësua vetëm pas disa minutash, por gjendja e tij duket më e mirë. Gjithsesi, sot pritet që stafi mjekësor do të bëjë ekzaminimet e nevojshme.
Grupi 1
REZULTATET
Hungari - Shqipëri 2-0
Torgele 49‘, Juhazh 83‘
Suedi - Portugali 0-0
Danimarkë - Maltë 3-0
Larsen 10‘, 47‘, Ager (11m) 29‘
Renditja
N P
Danimarka 3 7
Suedia 3 5
Portugalia 3 4
Shqipëria 3 4
Hungaria 3 4
Malta 3 0
15 tetor
19:30 Maltë-Hungari
21:45 Portugali-Shqipëri
Grupi 1
REZULTATET
Hungari - Shqipëri 2-0
Torgele 49‘, Juhazh 83‘
Suedi - Portugali 0-0
Danimarkë - Maltë 3-0
Larsen 10‘, 47‘, Ager (11m) 29‘
Renditja
N P
Danimarka 3 7
Suedia 3 5
Portugalia 3 4
Shqipëria 3 4
Hungaria 3 4
Malta 3 0
15 tetor
19:30 Maltë-Hungari
21:45 Portugali-Shqipëri