E Diel, 1 Nëntor 2026

Kazakistan, ndalohet shkëmbimi i fanellave me anglezët

Përpara ndeshjes së djeshme me Anglinë, trajneri i Kazakistanit, Bernd Stork, u ndaloi futbollistëve që të shkëmbenin fanellat me kundërshtarët. Masa është marrë prej shqetësimit se, përballë yjeve të "Tre Luanëve", lojtarët e tij mund të mos ishin shumë të përqendruar në lojë. Për sfidën në "Uembli", e cilësuar si "ndeshja më e madhe në historinë e Kazakistanit", gjermani kishte grumbulluar edhe shumë lojtarë të rinj nga përfaqësuesja Under-21. Trajneri e shpjegoi vendimin për të mos lejuar shkëmbimin e fanellave në fund të ndeshjes, me argumentin se skuadra e tij do të përballej me lojtarë që i kishin parë vetëm në televizor, apo në gazeta dhe dëshira për të marrë fanellat e tyre mund t‘i shpërqendronte. Kjo është arsyeja përse ai urdhëroi: se, nëse ndonjë nga lojtarët do të tentonte të merrte fanellën e Devid Bekam apo të Uein Runit, nuk do të grumbullohej më në Kombëtare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›