16 intelektualë kërkojnë dorëheqjen e Hasanit

Një grup profesorësh dhe intelektualësh të tjerë të Kosovë kanë nënshkruar një reagim kundër vendimit politik, sikur e kanë quajtur ata, të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e emblemës së Kuvendit Komunal të Prizrenit. Mes tjerash, ata iu bëjnë qytetarëve të protestojnë dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Enver Hasani.
“Ky keqinterpretim kushtetues është një provokim i rëndë i dinjitetit e identitetit tonë historik e kombëtar. Vlerësojmë se ky vendim është antikushtetues, antidemokratik, anticivilizues dhe antikombëtar”, thuhet mes tjerash në reagimin, i cili iu është shpërndarë sot edhe medieve.
Më tutje në letër theksohet se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është vlerë e shenjtë kombëtare. “Ajo kishte karakter çlirimtar dhe nuk fyen asnjë minoritar. Ky simbol e ka vendin e denjë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Derisa ne çmojmë vlerat e kombeve të tjera, askush nuk mund të mohojë këtë vlerë tonë të shenjtë kombëtare”.
Pas tërheqin vërejtjen se nuk do të lejohet përdhosja sërish e simbolit të identitetit tonë shtetëror e kombëtar, nënshkruesit e reagimit i ftojnë institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe deputetët e Asamblesë Komunale të Prizrenit të mos e pranojnë assesi këtë vendim të shëmtuar politik.
Gjithashtu ftohen të gjitha subjektet politike, të gjitha shoqatat qytetare dhe të gjithë qytetarët ta dënojnë këtë akt joqytetërues, të protestojnë para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të saj.
“Ftojmë qytetarët e Prizrenit të mbrojnë simbolin e krenarisë së qytetit të tyre dhe simbolin e dinjitetit tonë historik e kombëtar”, thuhet në fund të reagimit.
Nënshkruesit e reagimit:
1. Adem Demaçi
2. Prof. dr. Shyqri Galica
3. Prof. Abdullah Konushevci
4. Prof. Abdyl Kadolli
5. Prof. asc. dr. Begzad Baliu
6. Prof. dr. Shefkije Islamaj
7. Mr. sc. Arben Hoxha
8. Dr. sc. Sali Bytyçi
9. Dr. sc. Arbnora Dushi
10. Prof. dr. Sadri Fetiu
11. Prof. Binak Ulaj
12. Prof. dr. Masar Stavileci
13. Prof. Sahit Berisha
14. Prof. dr. Zymer Neziri
15. Prof. dr. Emin Kabashi
16. Prof. dr. Jashar Kabashi