Medalja e Artë për dëshmorët Gecaj e Berisha
Presidenti Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që të dekorojë me Medaljen e Artë “Luftëtari i Lirisë - Adem Jashari” Elez (Ramë) Gecajn dhe Maxhun (Brahim) Berishën.
Ky dekorim për trimërinë e treguar dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, bëhet me rastin e 11-vjetorit të rënies së tyre në Betejën e Pozharit.
Me rastin e dekorimit të Elez Gecajt dhe Maxhun Berishës, do të organizohet një tubim në Shtëpinë e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, më 28 mars në orën 12.