Mori peng dhe kanosi me armë, kapet i shpalluri në kërkim

Lezhë, 26 mars, NOA Rreth një muaj më parë do të merrte peng një person dhe do të kanoste me armë një tjetër, por pas një aksioni policor, i shpalluri në kërkim është mundësuar të vihet në pranga.
Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin Sandër Hala, 35-vjeç, banues në fshatin Rrilë të Lezhës, i cili është akuzuar për kryerjen e veprës penale të Heqjes së paligjshme të lirisë e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje dhe Kanosjes serioze për vrasje, parashikuar nga nenet 110 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Kjo pasi më datë 22 shkurt, në vendin e quajtur Ishull-Lezhë, Hala në bashkëpunim me tre vëllezërit Genc Pula, Dritan Pula dhe Besmir Pula, kanë kanosur me armë zjarri Gjon Tonin si dhe kanë goditur dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme Françesk Palit.
n.e/NOA