E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli, shtyhet gjyqi i Pajës dhe Demirit

26/03/2010 Shkak, avokatët mbrojtës

TIRANË-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda nuk ka zhvilluar dje dy seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Ilir Paja dhe Kujtim Demiri. Shkak për moszhvillimin e proceseve ka qenë mungesa e avokatëve mbrojtës. Të pandehurit kanë ankimuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda kundër tyre. Një prej këtyre personazheve është Ilir Paja, i quajtur ndryshe si i forti i Beratit dhe tmerri i paraburgimeve. Është dënuar me 20 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë të punonjësve të policisë. Ndërsa Kujtim Demiri është dënuar nga Shkalla e Parë me 15 vite burg për akuzën e vrasjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›