E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajaziti: Kosova drejt liberalizimit të vizave

Procesi i liberalizimit të vizave është sensibilizuar brenda institucioneve të Kosovës dhe brenda shoqërisë kosovare, ka vlerësuar ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, në takimin e radhës të Grupit punues për liberalizim të vizave.

Duke folur për arritjet e këtij grupi, ministri Pajaziti theksoi se, këto takime tregojnë përkushtimin e institucioneve të vendit dhe të huaja për të avancuar në këtë proces.

“Ky proces është tregues se shoqëria jonë është e interesuar jashtëzakonisht shumë që të shkojë më tutje, të bëjë hapa përpara, në njëfarë mënyre në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave me BE-në”, ka thënë ai.

“Që nga takimi i kaluar i këtij grupi punues, duhet theksuar se ka pasur progres të dukshëm sa i përket plotësimit të kritereve që dalin nga Udhërrëfyesi për liberalizim të vizave dhe planit të veprimit, si dhe zotimeve që kemi marrë nga takimi i mbajtur në janar të këtij viti me Komisionin Evropian në kuadër të Dialogut të procesit të stabilizim asociimit, posaçërisht në politikat e ripranimit dhe integrimit të personave të riatdhesuar, sigurinë e dokumenteve, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar”, ka thene Pajaziti, duke folur për plotësimin e kritereve të kërkuara nga Komisioni Evropian.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›