E Shtunë, 31 Tetor 2026

16 logot në autobusët e finalistëve

Beteja për fitimin e titullit kampion të Euro 2008, nuk zhvillohet vetëm në fushë, por edhe në logot e mesazhet që mbajnë në trupin e tyre autobusët e 16 skuadrave finaliste. Logot janë shkruar në gjuhën e secilit vend pjesëmarrës. Gjiganti koreanojugor prodhimit të makinave "Hyundai" është edhe sponsori zyrtar i Euro 2008. Ja dhe 16 logot që ndodhet në autobusët e ekipeve kombëtare të zgjedhura pas një votimi nga tifozët e cdo vendi finalist.

AUSTRIA
"Vetëm së bashku ne mund të fitojmë'
KROACIA
"Me tifozët në majë të Europës"
CEKIA
"Le të shkojmë, le të fitojmë, të përmbushim ëndrrën e kombit tonë"
FRANCA
"Jetojmë së bashku, festojmë së bashku"
GJERMANIA
"Gjermani – një ekip – një qëllim"
GREQIA
"Një ekip, një ëndërr"
HOLANDA
"1 mision, 1 ndjenjë, së bashku jemi portokalli"
ITALIA
"Qielli është gjithmonë blu"
POLONIA
"...sepse vetëm sporti dhe mirësia llogaritet"
PORTUGALIA
"Ky trajner drejtohet nga Dëshira për të fituar"
RUMANIA
"Rumani, ne jemi krenar dhe të duam ty"
RUSIA
"Duart e Rusisë janë një për të gjithë! Rusia është krenare për bijtë e saj"
SPANJA
"Cfarëdo që të ndodhë, ne jemi gjithmonë spanjollë"
SUEDIA
"Skuadra suedeze, oh cfarë ëndrre"
ZVICRA
"Destinacioni final: Vjena"
TURQIA
"Cfarë pasioni turk përshtatet në këtë autobus"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›