“Djajtë e kuq”, më të mirët

Mancester Junaitid vazhdon të jetë ekipi më i mirë në botë për periudhën 1 qershor 2007 deri më 30 maj 2008. IFFHS, Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave të Futbollit, ka nxjerrë të parin klubin britanik. Me 286 pikë "Djajtë e kuq" lënë pas, argjentinasen Boka Junior (267), ndërkohë që Celsi (258) ka zbritur një vend dhe tashmë ndodhet në vendin e tretë. Barcelona (257) e Bajerni i Munihut (252) ndajnë vendet 4-5. Roma, skuadra më mirë italiane ndodhet në vendin e shtatë. Vendi i dhjetë për Interin, ndërkohë që Milani ndodhet në të 17-in.