E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erikson largohet në paqe

Ndarje më mirëkuptim midis Mancester Sitit dhe trajnerit Sven Goran Erikson. Klubi në pronësi të ish-kryeministrit tajlandez Taksin Shinavatra dhe trajneri suedez e lajmëruan ndarjen në një komunikatë të përbashkët. Erikson kishte firmosur një kontratë katërvjecare por puna e tij në krye të klubit britanik zgjati vetëm një vit. Si pasues i mundshëm qarkullon emri i Mark Hugues, trajneri aktual i Bllekbërnit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›