16 maj 2008
Mbledhja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në mbledhjen e tij të datës 16 maj 2008, ora 10.oo, diskutoi projektligjin Për Komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë, caktuar për dhënie mendimi, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, në prani të specialistes së Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve.
Sipas shpjegimeve të specialistes, hartimi i këtij projektligji është rrjedhojë e përmbushjes së detyrave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, bazuar në paketën rregullatore të BE-së për këtë fushë. Meqenëse ligji aktual Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë nuk arrin tu përshtatet zhvillimeve të tregut dhe në veçanti atyre të teknologjisë, u pa i nevojshëm hartimi i këtij projektligji të ri, i cili mundëson ofrimin e shërbimeve që veprojnë në fushën e komunikimeve elektronike, nëpërmjet një skeme të re, të patrajtuar deri më sot.
Pas pyetjeve të deputetëve dhe shpjegimeve të specialistes së Ministrisë, Komisioni u shpreh pro kalimit të projektligjit për miratim në seancën plenare të Kuvendit. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 96). Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .