16 të vdekur pas një zjarri në Filipine
Një zjarr ka kapluar një ndërtesë, në një qytet në pjesët qendrore të Filipineve, me çrast humbën jetën së paku 16 persona, përfshirë këtu edhe gra dhe fëmijë.
Zjarri shpërtheu në natën mes të dielës dhe të hënës dhe u përhap me shpejtësi, si pasojë e erës së fuqishme që kishte fryrë, duke e kapluar ndërtesën dykatëshe në qytetin Bakolod, theksoi zyrtarja e shërbimit të zjarrfikësve, Pamela Candido.
Disa banorë arritën të kërcejnë nga dritaret e banesave të tyre, por shumë banorë të tjerë nuk arritën të zgjohen nga gjumi, theksoi Candido.
Disa nëna kanë vdekur së bashku me fëmijët e tyre. Ishte kjo një ngjarje vërtetë tragjike, shtoi Candido.
Në ndërtesë kanë jetuar disa familje të varfra. Autoritetet menjëherë filluan hetimet, për të zbuluar shkaqet e zjarrit, i cili shpërtheu në katin e parë të ndërtesës. Dëshmitarët theksuan se ka gjasa që zjarri të jetë shkaktuar nga një qiri, i cili ishte ndezur nga një banor, të cilit i ishte ndërprerë furnizimi me rrymë.
Bacolod gjendet në ishullin Negros, një rajon i varfër në të cilin prodhohet sheqeri, rreth 550 km në jug të Manilës.