Gjenerata e vitit 1968

The Guardian
Për disa muaj, në pranverën e vitit 1968, Evropa ishte në prag të revolucionit. Mobilizimi i studentëve në Itali kulminacionin e arriti në muajin mars, me betejën e Valle Giulias në Romë; në maj, dhuna gjatë protestave në Paris kërcënoi të përmbyste nga pushteti gjeneralin tashmë të moshuar, De Gaulle. Në Gjermani, studentët me orientim të majtë vërshuan rrugët e Berlinit dhe Frankfurtit. Megjithatë, siç argumenton Hans Kundnani në studimin e tij gjithëpërfshirës për trashëgiminë e revolucionarëve gjermanë, një gjë i ka ndarë ata nga kolegët e tyre në shtetet e tjera të Evropës: Aushvici.
Ndjenjës së konfliktit të gjeneratave, e cila ishte në qendër të lëvizjes së vitit 1968, një fuqi të jashtëzakonshme në Gjermani i dha hija e gjatë e periudhës së nazizmit. Përderisa studentët në Paris u rebeluan kundër stilit autokrat të De Gaullit, studentët gjermanë kishin ndjenjën se ishin rebeluar kundër vetë Hitlerit, kundër përfshirjes së prindërve të tyre në krimet e kryera nga nazistët dhe konspiracionit të tyre pasues të heshtjes.
Nëse Gjermania Perëndimore mbante mbi supet e veta përgjegjësinë unike historike për Holokaustin, atëherë gjenerata e pasluftës në këtë vend nxori përfundime të ndryshme nga kjo. Disa prej tyre, si banda e pamëshirshme, Baaader-Meihof, dhunën e konsideronte si një mjet të drejtë, në betejën e vet kundër kapitalizmit dhe imperializmit amerikan. Të tjerët ishin të mendimit se pacifizmi ishte reagimi i vetëm i drejtë kundër trashëgimisë së historisë gjermane.
Kudnani argumento se lëvizja e vitit 1968 ka pasur një ndikim shumë më të fuqishëm në Gjermani, sesa në shtetet tjera.
Pas tentim atentatit kundër udhëheqësit të studentëve, Rudi Dutschke (njëri nga udhëheqësit e paktë të lëvizjes, të cilët i kishin rrënjët nga Gjermania Lindore komuniste), lëvizja e studentëve në vitet 70 u bë edhe më e dhunshme, duke arritur kulminacionin me daljen në sipërfaqe të figurave të stilit Bonnye dhe Clyde, Andreas Baaderit dhe Gudrun Ensslinit.
Sidoqoftë, në fillim të viteve 80, energjia anarkiste u zbeh dhe revolucionarët në margjina u vendosën në qendër të lëvizjes. Themelimi i Partisë së Gjelbër nënkuptoi se luftëtarët e dikurshëm nëpër rrugë, siç ishte Joschka Fischer, lanë prapa demonstratat dhe iu kthyen demokracisë. Fischer, i cili nën kryesimin e kancelarit Schroder në fund të viteve 90 ushtroi funksionin e zëvendëskancelarit dhe të ministrit të Jashtëm, doli në sipërfaqe si figurë vendimtare dhe Kudnani koalicionin e tij kuqgjelbër me Schroderin e cilëson si kulminacion të lëvizjes së vitit 1968.
Përderisa dikur Fischer i kishte ligjëruar shtetit pacifizmin dhe i kishte rezistuar atij, me tu ngritur në funksion, ai dha pëlqimin për angazhimin e ushtrisë gjermane në Kosovë.
Transicioni i gjeneratës së vitit 1968 nga radikalizmi kah politika reale është fascionues, është një rrëfim kompleks, të cilin Kudnani e qartëson me përpikëri. Duke kombinuar tregimet dhe analizat, ai rrëfen për atë se si shpirti fillestar i vitit 1968, qysh atëherë kishte përfshirë në vete kundërthënie. Studentët nganjëherë kanë qenë po aq autoritarë, sa edhe shteti të cilin e kundërshtonin. Atë që filozofi Jurgen Habermas e kishte cilësuar si fashizëm të krahut të majtë, kulminacionin e arriti në vitin 1976, me rrëmbimin e një aeroplani në Entebbe, Ugandë. Kur terroristët gjermanë dhe palestinezë ndanë udhëtarët hebrenj nga ata jo hebrenj, paralelet me Gjermaninë naziste ishin aq të dukshme, sa që kjo bindi shumë aktivistë të atëhershëm, duke përfshirë këtu edhe Fischerin, që të refuzojnë njëherë e përgjithmonë aksionet revolucionare.
Rrëfimi përfundon me një paradoks. Për arsye historike, viti 1968 kishte një ndikim shumë më të fuqishëm në Gjermani, sesa në shtetet e tjera. Në anën tjetër, në momentin e ribashkimit të Gjermanisë, në vitin 1990, ndikimi i studentëve radikalë ishte minimal.
Libri i Kudnanit, Utopia apo Auschwitzi, është shumë interesant për ata që nuk janë të interesuar vetëm për ekstremizmin e majtë, por për politikën evropiane në përgjithësi.