E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore Petro Koci PS te rishikoje qendrimin

Kreu i PSV-se Petro Koci i beri dje thirrje opozites qe te rishikoje qendrimin e saj ndaj reformave te sistemit zgjedhor. Sipas tij PSV i bashkohet shqetesimit te opozites per manipulimin e votimit parlamentar ndaj dekretit te Presidentit per kthimin e ligjit te pronave. Ky manipulim deshmon vullnet politik per te mbrojtur korrupsionin shumevjecar ne procesin e njohjes e kthimit te pronave ish-pronareve legjitime. PSV mbeshtet hapat e mundshem institucionale te opozites per te anuluar proceduren e paligjshme ne votimin e dekretit - tha Koci. Nderkohe sipas PSV-se kriza aktuale politike eshte pasoje jo vetem e procesit te manipuluar zgjedhor te 28 qershorit 2009 por edhe e vete sistemit monopolist zgjedhor dhe ndryshimeve kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›