E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga tutorit vuri miliona duke shfrytezuar 13 vjet nje vajze

Operacioni Molin Rouge u kurorezua me arrestimin e nje personi qe kishte shfrytezuar nje vajze prej vitit 1997 ne Itali

Nje 37-vjecar shfrytezonte prej 13 vjetesh per qellime prostitucioni nje vajze ne Itali dhe nga parate qe kishte perfituar ka blere apartamente makina luksoze dhe prona te tjera te cilat i kishte regjistruar ne emer te te afermve te vet. Pasurite materiale kane rene ne sy dhe policia ka nisur hetimet me te cilat pas disa muajve eshte arritur te provohet veprimtaria kriminale e te arrestuarit dhe ndaj te cilit gjykata e rrethit ka dhene masen e arrestit me burg. Policia e Elbasanit ne bashkepunim me prokurorine e ketij qyteti zhvilluan operacionin e koduar Molin Rouge duke vene ne pranga Alket okun 37 vjec i cili njihet ndryshme me emrin Gerti oku. Duke iu referuar burimeve zyrtare policore mesohet se Alket oku qe prej vitit 1997 e ne vitet ne vazhdim nepermjet dhunes fizike dhe psikologjike ka shfrytezuar per qellime prostitucioni ne Torino te Italise nje 34-vjecare. Nga shfrytezimi i shtetases R. V. nga Elbasani 37-vjecari ka perfituar parate nga aktiviteti i paligjshem duke blere me pas makina luksoze apartamente dhe prona te tjera te cilat i kishte vendosur ne pronesi te te afermve te vet. Kjo dredhi ka veshtiresuar pak punen e efektivave te policise per te verifikuar prejardhjen e pasurive te Alket okut. Nderkohe nga policia nuk behet e ditur nese edhe vajza e shfrytezuar ka bere kallezim penal ne polici apo arrestimi ka ardhur si rezultat i hetimeve te policise. Sipas burimeve policore arrestimi i te dyshuarit u be pas nje pune te gjate hetimore dhe duke perdorur metodat speciale te hetimit mbi bazen e te cilave u arrit te provohej aktiviteti kriminal i te dyshuarit. Ndersa diten e djeshme gjykata e Elbasanit ka marre marren e arrestit me burg ndaj Alket okut i cili akuzohet per shfrytezim prostitucioni. Nderkaq forcat e rendit jane duke vijuar hetimet per te kapur edhe bashkepunetore te tjere te perfshire ne shfrytezimin e femrave qe ushtrojne prostitucion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›