E Diel, 1 Nëntor 2026

17 te vdekur ne nje aksident rrugor ne Kine

Shtatembedhjete njerez humben jeten dhe 37 te tjere u plagosen ne nje province te Kines ndersa nje autobus u perplas me automjetet qe kalonin ne anen tjeter te rruges. Televizioni shteteror i Kines ka raportuar se autobusit i kishte rene nje nga gomat duke I humbur edhe balancen shoferit qe drejtonte mjetin. Pas kesaj autobusi eshte perplasur me nje nga barrierat e rruges ka kaluar ne anen tjeter dhe eshte perplasur me nje makine dhe nje kamion qe vinin perballe.

Mjeti ka shperthyer ne flake ndersa 16 persona kane humbur jeten ne vendngjarje ndersa nje person tjeter gjate trajtimit ne spital. Te pakten 51 pasagjere ndodheshin ne autobus kapaciteti i te cilit ishte vetem per 45. Rruget e Kines cilesohen nga me vdekjeprureset ne bote me aksidente qe vrasin 100 mije njerez ne vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›