Uganda pergjaket nga sulmet kamikaze dhjetera te vrare
Dy sulme me pasoja tragjike kane ndodhur ne Ugande duke shkaktuar dhjetera te vdekur mes spektatoreve qe po ndiqnin finalen e boterorit. Kamikazet shperthyen ne dy lokale publike dhe sipas policise jane regjistruar 64 te vdekur dhe 65 te plagosur. Masakra ndodhi ne kryeqytetin e Ugandes ndersa policia thote se pergjegjese eshte milicia ekstremiste islamike ne Somali Al-Shabab qe ka lidhje me Al Kaeden. Shefi i policise se Ugandes gjeneral-majori Kale Kayihura tha se sulmet kishin per qellim te vrisnin sa me shume vete. Incidenti i pare ndodhi ne oren 10 sipas ores lokale qe ishte nga mesi i ndeshjes se finales se Boterorit. Kishte me shume se 100 vete duke shikuar kete ndeshje. Kishte shume te vdekur dhe te plagosur. Pastaj rreth gjysme ore me vone ndodhi shperthimi i dyte ne nje klub Ragbi ku kishte edhe me shume njerez tha shefi i policise se Ugandes Kale Kayihura. Dyshimet kane rene mbi grupin islamist Al-Shabab nga Somalia ku Uganda ka trupa ne nje force te unionit afrikan.
Ne Uashington pas konfirmimit te vdekjes se te pakten nje amerikani ne kete sulm presidenti Barak Obama i quajti sulme te neveritshme.
13 Korrik 2010