Greqi termetet tronditin vendin nuk ka te lenduar
Nje termet me magnitude 51 balle te shkalles Rihter u regjistrua dje ne veriperendim te ishullit Alonisos ne Sporades te Greqise njoftoi Instituti Gjeodinamik i Vezhgimit. Pas termetit u be e ditur se nuk ka pasur te lenduar apo deme materiale edhe pse lekundjet ishin te medha ne ate zone. Termeti u ndje kryesisht ne arkipelagun e Sporades ne Magnesi dhe ne ishullin Eube.
Epiqendra e termetit u lokalizua ne det rreth 150 kilometra ne verilindje te Athines. Nje tjeter termet me te njejtin intensitet u regjistrua dje ne mengjes ne veriperendim te ishullit Kos. Edhe pas ketij termeti u be e ditur se nuk pati viktima ne njerez. Banoret e ketyre vendeve jane shprehur te shqetesuar pasi mendojne se te tjera termete mund te tronditin zonen por Instituti Gjeodinamik i Vezhgimit ka thene se nuk priten termete te tjera.
Italia kryesuese e listes per vjedhje bankash
Italia mban numrin me te madh ne Europe per vjedhjet ne banka. Vitin e kaluar sipas statistikave nga Unioni i Bankave FIBA ne Itali ndodhen per nga numri gati gjysma e vjedhjeve te bankave ne vendet e BE-se. Vitin e kaluar pati 1744 vjedhje kjo shifer eshte gjashte here me e larte se ne Gjermani dhe 20 here me e madhe sesa ne Britanine e Madhe. Vjedhesit e bankave arriten te merrnin se bashku 47 milion dollare. Megjithate vjedhjet e bankave ne Itali jane afera te vogla. Dy ne tre vjedhje u sjellin mesatarisht autoreve te tyre me pak se 20 mije dollare dhe gjate tyre perdoren me shume raste thika sesa arme zjarri. Ne Itali papunesia eshte prane nivelit 9 per qind dhe shpesh here keto vjedhje behen edhe nga deshperimi.
Australia mban zgjedhjet e perkohshme me 21 gusht
Zgjedhjet e perkohshme ne Australi do te mbahen me 21 gusht. Keshtu ka bere te ditur kryeministrja australiane Julia Gillard e cila po ashtu ka theksuar se ceshtjet kryesore kane te bejne me imigracionin ndryshimet e klimes dhe gjendjen e ekonomise australiane. Sondazhet e fundit i kane dhene partise laburiste te zonjes Gillard e cila ka lindur me Uells nje avantazh ndaj opozites konservatore. Julia Gillard mban postin e kryeministres prej me pak se nje muaji qe prej largimit te paraadhesit te saj Kevin Rud dhe tani perballet me luften me te ashper te karrieres se saj. Ajo i kerkoi elektoratit qe ti besonte asaj menaxhimin e ekonomise dhe nje fluks te kontrolluar azilkerkuesish qe mberrinin ne ujerat e Australise.
BE-ja ndeshkon Sllovenine per bujqesine
Bashkimi Europian ka ndeshkuar Sllovenine per keqperdorim te fondeve te parapara per zhvillimin rural. Ne buxhetin e BE-se Sllovenia duhet te ktheje 2.28 milione euro edhe pse autoritetet sllovene pohojne se behet fjale per nje gabim. Ato thone se shuma e permendur tashme eshte paguar. Shumen me te medha te parave per shkak te keqperdorimeve duhet ta ktheje Britania e Madhe 223765 milione euro ndersa pasojne Hungaria Gjermania Spanja Danimarka Sllovenia Austria Finlanda Luksemburgu dhe Sllovakia. Komisioni Europian eshte i detyruar te vertetoje se shumat e paguara shpenzohen ne menyre te drejte.
19 Korrik 2010