Bosnje perkujtohet masakra e Srebrenices rivarrosen 731 trupa
Srebrenica perkujton sot 15-vjetorin e masakres kunder burrave myslimane qe konsiderohet si gjenocidi me i rende i ndodhur ne Europe pas Luftes se Dyte Boterore. Ne vitin 1995 ne qytetin e Srebrenices zone e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara marshuan trupat serbe te cilat mblodhen burrat dhe te rinjte myslimane te moshes 18 deri ne 80 vjec dhe me pas i vrane. Ushtaret e OKB-se ne mbrojtjen e te cileve civilet e paarmatosur shpresonin e pane kete skene pa nderhyre. Vitet e fundit nga 275 varret masive ne luginen e Drinit lumi qe ndan kufirin serbo-boshnjak u rivarrosen kufomat e 8.372 viktimave te masakres se Srebrenices vetem 6.557 prej tyre u identifikuan. Kjo nuk eshte shifra e fundit e civileve te vrare boshnjake pasi shume konsiderohen ende te humbur. Manfred Eisele Gjeneralmajor i kembesorise se Bundesverit qe pergatiti misionet e paqes te OKB-se nga viti 1994-1998 thote se eshte e veshtire ta zbardhesh teresisht kete tragjedi. Rolin e shteteve europiane ne konfliktin jugosllav dhe ne Luften e Bosnjes ai e sheh te bazuar ne determinizmin historik Konfliket ne Ballkan se paku qe nga fillimi i shekullit te 20-te kane luajtur nje rol te rendesishem ne kryeqytetet europiane. Ngjarja ne keto kryeqytete ne vitin 1995 ne pjesen me te madhe u analizua mbi bazen e pozicioneve qe keto vende i kishin marre qe ne vitin 1914. Eisele shpreh dyshime per aktoret pergjegjes ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara qe te kene pasur forcen dhe qellimin ti mbronin te 40.000 civilet myslimane ne zonen e Srebrenices. Kete e mbeshtesin edhe hulumtimet e fundit te gazetarit holandez Hub Jaspers. Nga to del qe superfuqite ne KS-se kishin informacione per planet serbe qe para masakres. Keshilli i Sigurimit eshte pergjegjesi kryesor per ate qe ka ndodhur ne Srebrenice. Qeverite e shteteve anetare kane marre informacione nga sherbimet e tyre sekrete per ate qe po pergatitej. Por ato nuk i shfrytezuan keto informacione. Nuk e penguan zhvillimin e kesaj tragjedie. Kjo eshte nje nga pyetjet e medha qe ende qendron e shtruar mbi tavoline Perse shprehet Jaspers. Per gjenocidin ne Srebrenice behet sot pergjegjese edhe qeveria holandeze. Kur pergjegjesit atehere propozuan goditjen e forcave serbe nga ajri Holanda kundershtoi dhe ia doli mbane. OKB nuk sulmoi masakra ndodhi. Holanda kishte frike per fatin e 450 ushtareve te saj te stacionuar atje per mbrojtjen e enklaves.
Axel Hagedorn avokat i rreth 8.000 i te afermve te viktimave perpiqet te arrije ne Gjykaten Evropiane dhe Gjykaten e Larte ne Holande heqjen e imunitetit te OKB-se. OKB ka pergjegjesi te qarte pasi ajo duhej te vendoste kunder vullnetit te holandezeve Ne duhet te ndalojme ketu gjenocidin masiv. Po qe se OKB del para drejtesise atehere Holanda nuk mund tia pasoje fajin OKB-se dhe OKB-ja Holandes. Premtimi i pambajtur eshte trauma me e madhe sa kohe qe as OKB as Holanda nuk kerkojne ndjese. Nderkohe Srebrenica eshte gati e pastruar etnikisht aty jetojne 3-5 per qind myslimane shumica gra ne kerkim te te afermve. Kerkimi per viktimat vazhdon me hapa te ngadalte. Sot do te varrosen ne Potocar nje grup tjeter viktimash edhe 731 kufoma te identifikuara.
SHBA-Rusi vihet ne jete plani per shkembimin e agjenteve
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kane shkembyer 10 spiune te arrestuar muajin e kaluar ne Shtetet e Bashkuara per kater agjente te burgosur ne Rusi. Shkembimi ndodhi ne nje seksion te vecante te aeroportit nderkombetar te Vienes ku autoritetet nuk lejuan pranine e medias. Dy avione njeri nga Nju Jorku dhe tjetri nga Moska arriten ne kryeqytetin austriak dhe u ndaluan perkarshi njeri-tjetrit nderkohe qe u be shkembimi. Avioni nga Ministria Ruse e Situatave Emergjente u ul ne aeroportin Domodedovo te Moskes me 10 agjentet ruse. Ndersa avioni amerikan u ndalua per pak kohe ne bazen ajrore angleze Brize Norton ku zyrtaret amerikane thane se dy prej te kater te shkembyerve zbriten nga avioni para se avioni te perfundonte udhetimin ne aeroportin nderkombetar Dulles jo larg kryeqytetit amerikan. 10 te arrestuarit ne Shtetet e Bashkuara pranuan fajin te enjten. Nje person tjeter i rrjetit u arrestua ne Qipro por u lirua me kusht. Tani ai figuron i kerkuar.
Hage
Haradinaj Apeli vendos me 21 korrik
Vendimi i Apelit ne ceshtjen qe ka te beje me ish-kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj do te jepet me 21 korrik. Lajmin e kane bere te ditur burime prane gjykates se Hages te cilat citohen nga agjencite e lajmeve. Haradinaj bashke me dy udheheqes te tjere te UCK-se Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj u paraqiten ne Hage ne vitin 2007 pas akuzave te ngritura per krime lufte krime kunder njerezimit si dhe vrasje e tortura ndaj civileve serbe. Ne prill te vitit 2008 Haradinaj dhe Balaj u shpallen te pafajshem ndersa Brahimaj u denua me 6 vjet burg per kryerjen e torturave.
Kore e Veriut
Pranon te rifilloje bisedimet per programin atomik
Koreja e Veriut eshte treguar e gatshme per rifillimin e bisedimeve gjashtepaleshe per programin e saj atomik. Ne nje deklarate per shtyp te Ministrise se Jashtme ne Penian thuhet se Koreja e Veriut deshiron qe permes ketyre bisedimeve te arrije marreveshjen e paqes te bazuar ne barazi. Shteti komunist ka nderprere bisedimet me Shtetet e Bashkuara Kinen Rusine Japonine dhe Korene e Jugut ne prill te vitit 2009 pas nje prove berthamore. KS-ja denoi fundosjen e nje anije luftarake koreano-jugore por nuk beri drejtperdrejt pergjegjes per kete Korene e Veriut.
12 Korrik 2010